Legjenda e basketbollit përmetar quhet Ethem Kaso dhe në dokumentarin që kam bërë për të e kam krahasuar me gurin e qytetit. Ai sot mbush 81 vjeç, por vazhdon të jetë trajner i vajzave, madje pretendon të fitoi titullin me moshat 16 dhe 18 vjeç. Mbi 60 vjet i ka në shërbim të këtij sporti dhe jo rastësisht ka merituar titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi” i Përmetit. Dy ditë më parë iu akordua edhe pensioni i posaçem. Ndaj dua ta uroj që të ruaj këtë formë sportive, këtë shëndet dhe pasion edhe për shumë e shumë vite, ashtu stoik dhe i fortë si guri i qytetit.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka