Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i ftuar në emisionin “Çim Peka live”, ku edhe ka debatuar me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin.
Në fjalën e saj, Ademi e akuzoi Klosin se qeveria po bënte prishje selektive në objektet pa leje në bregdet, Klosi bëri “premtimin” për zgjatjen e sezonit. Sipas Klosit, qeveria ka marrë vendimin që, sezoni turistik të zgjatet, deri në shtator, por deri më 15 nëntor.
“Turizmi në Shqipëri bëhet 12 muaj. Duhet të heqim konceptin e sezonit. Nuk do të zgjasë më deri më 15 shtator por deri në nëntor”, tha Klosi. Ndërsa përgjigjia e Ademit me ironi ishte: Në 15 nëntor ne në Shkodër veshim palltot.