Dafina Zeqiri “provokon” Era Istrefin me batutën e saj virale
Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë vetëshpallur armike të njëra-tjetrës. Era akuzon Dafinën se e kopjon, nga ana tjetër edhe Dafina thotë të njëjtën gjë.
Së fundmi Zeqiri ka qenë e ftuar në një intervistë në Kosovë, ku moderatori e ka ngacmuar në lidhje me “çështjen” e nxehtë të kopjimit.
Dafina i është përgjigjur me ironi me një frazë që Era Istrefi dikur e ka thënë në emisionin e vëllezërve Veshaj. “Diku po do me dal”,-thotë Dafi duke iu përgjigjur me fjalët e vetë Erës, pyetjes së tërthortë nëse “inspirohet” nga Istrefi siç ajo pretendon.
Mirëpo, teksa Era krenohej se e vjedhin dhe e kopjojnë, fansat e nxorrën zbuluar duke treguar se kënga e saj e fundit ishte e kopjuar.
Më saktë, vija melodike e “5 AM” në bashkëpunim me Butën ishte e njëjta si e këngëtares turke Alizade, në këngën e saj të publikuar më parë, e cila titullohet “Beynimi Siktin”.