Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, fill pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi pushimin e padisë së kreut të shtetit ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvoranit.
Lajmin e ka bërë me dije zyrtarisht zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili ka bërë me dije se konferenca do të nisë në orën 17:30 të pasdites së sotme, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera.
“Të dashur kolegë gazetarë, sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit. Transmetim LIVE!,”-shkruhet në njoftim.