E dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump është infektuar me koronavirus.
Kimberly Guilfoyle, e lidhur me Donald Trump Jr, kishte shkuar në Dakotën e Jugut për të ndjekur fjalimin e Presidentit amerikan dhe fishekzjarret për festën e Pavarësisë së 4 të Korrikut në Mount Rushmore.
Guilfoyle, 51 vjeçe, u izolua menjëherë pasi zbuloi se ishte infektuar pas një testi rutinë, raportoi New York Times.
Në një deklaratë për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: “Ajo po bëhet mirë dhe do të testohet përsëri për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike.” DdVm