PËRMET / PAGRI: VENDOSET PIKË KONTAKTI TURIST-KOMUNITET
Bie “këmbana” e turizmit në Pagri të Përmetit
Në qendër të fshatit Pagri të njësisë administrative Piskovë, bashkia e Përmetit, në prag të sezonit turistik është vendosur një qëndër informimi që do të lehtësojë komunikimin mes komunitetit të banorëve dhe turistëve që vizitojnë Parkun Natyror Kombëtar të “Bredhit të Hotovës”. Qendra e informimit përmban dy tabela; në njerën është vendosur një hartë planimetri e fshtit dhe ne tjetrën një legjendë me informacion për sherbimet që ofron komuniteti i banorëve dhe vendodhjen e seicilit. Pjesë e kësaj qendre informative është edhe një këmbanë me anë të së cilës banorët ftojnë turistët që kanë nevojë për shërbime ushqim, çlodhje, fjetje, udhëtim me kuaj, prodhime të zonës, etj, që ti bien këmbanës për të sinjalizuar banorët.
Kjo pikë informacioni dhe kontakti është realizuar nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea (QKMA) si pjesë e projektit “Natura 2000” të financuar nga Bashkimit Evropian që synon forcimin e kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës dhe përgatitjen në Shqipëri të një rrjeti të përbashkët për forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë.
Aktiviteti i QKMA në kuadrin e këtij projekti është fokusuar në ndërgjegjësimin e komunitetit të banorëve të fshatit Pagri të njësisë administrative Piskovë të bashkisë së Përmetit, fshat që ndodhet brenda territorit të zonës së mbrojtur “Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës” për të ofruar shërbime turistike.
Koordinatorët e këtij projekti, gazetari Engjëll Serjani dhe pedagogja e Universitetit “E. Çabej” të Gjirokastrës Dr. Irena Boboli, krahas trajnimit të këtij komuniteti me rreth 20 familje mbrojtjen e monumenteve të këtij parku nga zjarret, fatkeqësive natyrore dhe dëmtimeve, kanë ndihmuar edhe në zhvillimin e infrastruktures informative për turistët që për ditë e më shumë vizitojnë pakun natyror kombëtar të Bredhit të Hotovës.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndërgjegjësimit të këti komuniteti për vetë faktin se ndodhet brenda zonës së mbrojtur dhe bashkëjetesa mes turistëve dhe vizitorëve të parkut, komunitetit vendas dhe punonjësve të parkut është me interest të ndërsjelltë dhe jetike për vetë këtë banorë.
Ndonse bëhët fjalë për një fond modest rreth 5 mijë Euro të investuar për këtë projekt ndërgjegjësimin e banorëve dhe rehabilitimin e infrastruktures informative, komuniteti i banorëve e përcolli me interes.
Projekti u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013) dhe u koordinua nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, AICS Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës IUCN dhe Shoqata Italiane e Botanikës SBI. Me përfshirjen e saj në këtë projekt QKMA ka hedhur një hap të madh drejt përfshirjes në rrjetin më të madh evropian për mbrojtjen e natyrës, NATURA 2000.
Puna nisi në nëntor 2018 me ngritjen e grupit te punes me eksperte të turizmit, monumenteve të natyres, mjedisit, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të AdZM Gjirokaster. Grupi i punës zhvilloi takime me perfaqësues të pushtetit lokal, komunitetit, bizneseve turistike dhe atyre që ndihmojnë turizmi për prezantimin e projektit të fshatit Pagri për vleresimin e situatës dhe përcaktimin e mundësisë së shfrytëzimit të potencialeve të zonës.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka