Në kohë pandemie, ky fermer mbolli dy milion luledielli për një arsye madhore
Për herë të parë në 70 vjet histori bujqësie, një familje në Wisconsin në Michigan të SHBA-ve, mbolli më shumë se dy milion luledielli në fushat e saj.
Familja e Scott Thompson zakonisht mbjell manaferra dhe kunguj, por këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe gjitha pasojave negative që ky virus solli në jetët e njerëzve, për një arsye shumë të qenësishme ata vendosën të mbillnin luledielli.
“Në një vit të errët si ky, vendosëm të përhapnim lumturi”, u shpreh Scott. “Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia i lëvizi shumë ekuilibrat. Ne menduam se njerëzit në këto kohëra kaq të vështira mund të kërkonin diçka ndryshe dhe çfarë është në thelb e rëndësishme për distancën shoqërore… buzëqeshja”.
Dhe, luledielli është simbol i kësaj!