10 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Çfarë po ndodh me opozitën në Kuvend? 4 deputetë do votojnë “zgjedhoren”

by News Albania
09/07/2020
in Politikë
0
26
VIEWS
Share on Facebook

Lista e deputetëve të opozitës që kanë deklaruar votën e tyre pro votimit të reformës zgjedhore në Kuvend i është shtuar dhe deputetja Suzana Topi.

Lajmi është dhënë nga vet deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se vota e saj do te jetë gjithmonë në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise  se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bërë publik edhe me pare. Konfirmoj voten  pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka  shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.  Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.  Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!”-shkruan Topi në “Facebook”.

Më herët tre deputetë të opozitës parlamentare, kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri deklaruan se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik.

Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 4 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave shkon në 81 pro reformës zgjedhore , por për t’u miratuar drafti duhen 84 vota. Deputeti Artur Roshi u shpreh se nuk janë të kënaqur me marrëveshjen, por nuk mund të bllokojnë integrimin.

“Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët. Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë,”-tha Roshi.

Deputetja Fatjona Dhimitri tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng në Kuvend.

“Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar.  Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.

Edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro. “Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit në BE”.

Reforma zgjedhore vijon të jetë në ngërç për shkak se opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do e votojë miratimin e saj në Kuvend për aq kohë sa mazhoranca nuk pranon kërkesën e tyre për listat e hapura. Lidhur më këtë çështje kryeministri Rama zhvilloi dy takimi me  opozitë parlamentare, por nuk mundi të gjejë rrugën e konsensusit./

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

10/03/2026
Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

10/03/2026
“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

10/03/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

10/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In