Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka lëshuar deklaratën e fortë nga selia e Partisë Demokratike. Teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Bardhi tha se Suel Çela, një person me precedent penalë dhe i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Elbasan pnon për ish-kryeministrin Sali Berisha. Bardhi iu përgjigj gazetarit të Syri TV, Ermal Rizaj dhe tha se Çela punon për atë që bën ‘tifo’ Çlirim Peka, referuar Berishës.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Meqë mbrëmë dhe sot jeni marrë me Syri TV…
Gazment Bardhi: Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje, drejtuesi i Tv tuaj ka arritur deri aty sa të akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD që unë flas në telefon me Suel Çelën. Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj. Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë, do apo nuk do Syri TV.
Kësaj deklarate i është përgjigjur edhe vetë Peka, i cili e ka cilësuar si një sulm ndaj televizionit ku punon. Madje sulmin e Bardhit e krahason me atë që sipas tij i bëhet nga kryeministri Edi Rama e Taulant Balla.
“Ja arrita kesaj dite: Rama-Balla vs Basha-Bardhi mendojne dhe sulmojne njelloj Syrin. Jemi ne rrugen e duhur. Se kush po i sherben Rames kuptohet qarte!”- shkruan Peka.