Miqtë e mijë, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së Kurbin. U bënë 30 vite që si një lumë i fuqishëm kemi shpërthyer digat skllavëruese të komunizmit famëkeq dhe kemi punuar e luftuar për ta çuar popullin e shumëvuajtur nën diktaurën hoxhiste drejt progresit dhe perendimit, për t’u siguruar atyre zhvillim ekonomik dhe mirëqenje si e popujve të zhvilluar të Europes- ky është mesazhi i kreut të Degës së PD-së Kurbin z. Behar Haxhiu. Ne jemi të gëzuar sot në këtë jubile të 30 vjetorit të themelimit të Partisë sonë, pasi kemi forcuar në luftë me Pushtetin me emërtim të ri të komunistëve por me forma të vjetra të “rilindura” nën Edi Ramen, një Parti që ka synime të qarta në rrugëtimin drejt progresit dhe Lirisë. Përgjatë ketyre 30 viteve ne kemi udhëhequr popullin tonë drejt shtigjeve Demokratike në kushte shumë të vështira. Por kemi qenë gjithnjë largpamës dhe të vendosur për kapërcimin e sfidave, si Partia Politike më e madhja dhe më e përgjegjëshme për fatet e vendit tonë. Miq të dashur: Me këtë rast solemn të 30 vjetorit të Themelimit të Degës së PD-së Kurbin, jam i sigurtë që do të dijmë që betejën tonë Politike do ta kurorëzojmë me sukses me 25 prill duke i zhbërë komunistët e Rilindjes nga Parlamenti dhe se do të dijmë nën drejtimin e Lulzim Bashës ta çojmë Shqipërinë drejt transformimit ekonomik, e social si dhe të forcojmë Pushtetin ligjor dhe të zhdukim pengesat drejt proçesit të Integrimit Europian.
Rroftë populli demokrat kurbinas. Rroftë Shqipëria.
Miqësisht Behar Haxhiu