Britania regjistron numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga korriku, ekspertët të shqetësuar: Kemi shkallë më të lartë infektimi se vendet e tjera.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot numrin më të madh të rasteve të reja Covid-19 për tre muaj , pasi numri i infeksioneve u rrit në nivelet e regjistruara herën e kaluar, kur ato ishin në fuqi kufizimet e bllokimit në Angli gjatë verës. 49,156 raste të reja me Covid-19 dhe 45 vdekje të tjera u regjistruan vetëm ditën e sotme.
Numri i infeksioneve në Britani aktualisht është shumë më i lartë se në vendet e tjera evropiane dhe është rritur me më shumë se 60% muajin e kaluar .
Britania hoqi kufizimet e fundit mbi izolimin social për të frenuar virusin më 19 korrik , kur baret dhe restorantet u lejuan të funksiononin me kapacitet 100% të plotë dhe klubet e natës u rihapën për publikun.
Numri i rasteve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga hapja e shkollave muajin e kaluar, me hulumtimet që tregojnë se infeksionet janë në rritje te fëmijët, edhe nëse ka një rënie të prevalencës tek të rriturit.
Sidoqoftë, me më shumë se 2/3 e popullsisë së rritur të vaksinuar , rreziku i sëmundjes dhe vdekjes është zvogëluar ndjeshëm.
Epidemiologu dhe këshilltari qeveritar Profesor Andreë Hayëard tha se situata aktuale në Mbretërinë e Bashkuar ishte “shqetësuese” dhe se kishte “potencial të madh që NHS të binte nën një presion të madh” këtë dimër.
“Unë mendoj se është shqetësuese që ne kemi shkallë shumë të larta të infeksionit dhe nivele më të larta të shtrimit në spital dhe vdekshmëri sesa shumë nga homologët tanë evropianë”- tha ai.