Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirusi që pas lehtësimit të masave kufizuese.
Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka reaguar kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për qytetarët ku ka theksuar që mos të neglizhohen masat anti-COVID.
Brataj thekson më mesazhin e tij se virusi ekziston, infekton dhe merr jetë, teksa shton se të gjithë qytetarët duhet të ruajnë vetën pasi në këtë mënyrë ruajnë dhe të afërmit e tyre.
Mesazhi i Bratajt:
SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!
ÇUDI!!
Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!
Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.
Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!
Çudia je TI:
Ti që shan në çdo koment
Ti që edukatë nuk ke
Ti që familjen tënde nuk respekton
Ti që fëmijët e tu nuk i edukon
Ti që nuk beson
Ti që përfiton
Ti që i di te gjitha
Ti që nuk do të mbash maskë
Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!
Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!
Ti që do pushtet
Ti që do fitim
Ti që do liri pa kufizim
Ti që mendon se paguan taksat i vetëm
Ti që proteston
Ti që mendon se çipin do të venë
Ti që virusin shpërndan
Ti që Covid shkakton
Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!
JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!
Koronavirusi ekziston
Koronavirusi infekton
Koronavirusi sëmur
Koronavirusi mer jetë
Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja
JU LUTEM
Na lini të shpëtojmë jetë njerzish
Na jepni kohë të mposhtim virusin
Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët
Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!
Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:
1. Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.
2. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.
3. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.
4. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.
Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!
Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!
POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!
Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!
Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!
Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:
- Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!
JU LUTEM