Kjo historia e Eurobondit të suksesshëm më kujton barsaletën me Bedriun, i cili dilte nga ndërrmarja çdo ditë me një karrocë ngarkuar me kashtë.
Roja që dyshonte, e kontrollonte vazhdimisht mos kishte fshehur diçka në kashtë, por nuk gjente asgjë.
Në fakt Bedriu vidhte çdo ditë nga një karrocë.
Rama, njësoj si Bedriu, mburret me interesat e Eurobondit, (që në fakt janë në mesataten e rajonit). Interesat janë “kashta”, se në të vërtetë Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja!