14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Bosi i facebook-ut Zuckerberg njofton mundësinë për ndryshime..

by News Albania
June 7, 2020
in Bota
0
20
VIEWS
Share on Facebook

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi të premten se do të konsiderojë mundësinë për ndryshime të politikës që aktualisht e lejon kompaninë të mos heqë postimet që krijojnë polemika, sikurse postimi i Presidentit Donald Trump gjatë demonstratave të fundit lidhur me vdekjen e George Floyd. Masa duket të jetë një lëshim i pjesshëm ndaj kritikëve.

Zuckerberg nuk premtoi ndryshime specifike të politikave gjatë një postimi në Facebook. Regaimi vjen vetëm disa ditë pasi anëtarë të stafit të tij lanë punën dhe disa prej tyre e akuzuan Zuckerberg se po vazhdon të gjejë justifikime të reja për të mos sfiduar presidentin Trump.

“Unë e di se shumë prej jush mendojnë se ne duhet t’i kishim etiketuar postimet e Presidentit në një farë mënyre javën e kaluar”, shkruante Zuckerberg, duke iu referuar vendimit të tij për të mos hequr mesazhin e Trump ku ndër të tjera shkruhej “kur nis plaçkitja, nisin të shtënat”.

“Ne do t’i rishikojmë politikat tona që lejojnë debatet dhe kërcënimet për përdorim të forcës së shtetit, për të parë nëse ka nevojë për ndryshime. Do të rishikojmë opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato”, shkruante ai.

Zuckerberg tha që Facebook-u do të jetë më transparent në lidhje me vendimmarrjen e tij nëse do të vendoste të hiqte një postim, apo rreth rishikimit të politikave mbi postimet që mund të shkaktojnë ndrydhje të votuesve dhe se do të punojë për të ndërtuar programe kompjuterike, për të përparuar drejtësinë racore.

Gjatë një takimi të stafit në fillim të kësaj jave, punonjësit ngritën pikëpyetje rreth qëndrimit të zotit Zuckerberg mbi postimin e zotit Trump. Zuckerberg, ka pohuar se ndërsa ai i mendon se komentet e Presidentit Trump ishin “thellësisht agresive”, ato nuk përbënin shkelje të politikës së kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

Facebook-u ka si politikë që ose ta lërë ose ta heqë një postim, pa ndonjë mundësi tjetër. Tashmë zoti Zuckerberg thotë se do të vlerësohen edhe mundësi të tjera. Po ai shton se: “shqetësohem se kjo qasje ka rrezik të na shtyjë drejt përcaktimit të politikës editoriale mbi një postim që nuk na pëlqen, edhe nëse nuk i shkel politikat tona”./VOA Perg DD

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025
Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

June 13, 2025
Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In