Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi sot se komiteti teknik ka vendosur që universitet të zhvillojnë për një muaj mësim online.
Po ashtu, ajo theksoi se po vlerësohet dhe mbyllja e lokaleve në zonën e Bllokut në Tiranë, pasi shihet si një vatër e rrezikshme për përhapjen e COVId-19.
“Komiteti teknik i ekspertëve ka vlerësuar të kemi masa shtesë. Kemi vendosur që universitete të zhvillojnë mësim online të paktën për n jë muaj. Konviktet do të jenë të mbyllura. Po vlerësohet bmullja e lokaleve në zonën e bllokut në Tiranë.”-tha Rakacolli.