Shkodra loke më në fund do ketë një qendër rajonale shërbimesh të transportit rrugor dinjitoze!👷🏻♂️😅⚒ Vijon puna për ambientet e jashtme, sistemime, oborrin e vendparkimet, kanalizimet e drenazhimet, kapanonin e zyrat e reja për Kontrollin Fizik, instalime e rrjet, ndriçim e gjelbërim, brandim e sinjalistikë! 5590 m2 ndërhyrje, sistemim, drenazhim dhe asfaltim, sinjalistikë, ndriçim, objekt i ri +140 m2 për Kontrollin Fizik, rrjet elektrik e informatik i ri dhe brandim i selisë, etj! Investimi, tërësisht me fondet e vetë DPSHTRR, nisi me blerjen e truallit (5590 m2) dhe objektit të ri administrativ (2 kate x 391 m2 = 782 m2) të DRSHTRR Shkodër, transferimin prej zyrave të vjetra ku ishim me vite qiraxhinj (nguc, pa asnjë ambient shërbimi jashtë e me kosto ~ 1,000,000 Lekë të reja/muaj!)! Vëmendje për 76.256 drejtues mjetesh, 43,815 mjete të rregjistruara, 132,906 shërbime në 2019-ën! 🤗🙏✌️ #NewDRSHTRRShkodër #PunëJoFjalë #TëArdhuratRiinvestohen #Mirëadministrimi
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka