Blendi Gonxhe fansi më i madh i serbit Goran Bregoviç! I personalizon targë me zemër: Qoka ime
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, duket se është fansi më i madh i këngëtarit serb Goran Bregoviç. Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij. “Qoka për Bregoviçin”- shkruan Gonxhe, i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, për të cilin pati shumë polemika nga shqiptarët. Gonxhe në një status të gjatë kritikonte zërat kritikë ndaj serbit dhe i uronte mirëseardhjen, ndërsa tanimë i bën dhurata me taksat tona.