Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot për aktakuzat e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. I ftuar sot në “Real Story”, Bushati u shpreh se nuk mund të ketë barazi mes Kosovës dhe Serbisë për krimet gjatë luftës.
Bushati shprehet se krimet e Serbisë, u bënë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, ndërsa për UÇK-në ka ende krime të supozuara. Më tej ai shton se beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit