Godina plot taka
Jehonë koridoresh
Syresh flasin prapa
Xhelozi horroresh
Njëra taka të bardha
Tjetra sterrë të kuqe
Bishtin, që ka dardha
A e di Burbuqe?!
Godina plot taka
Simfoni poturresh
Këmishat pa jaka
Kaçurela shkurresh
Lukuni plot taka
Shumë po sakatohen
Fajin s’ta ka pllaka
S’ke kujt t’i ankohesh!
( ps. Vargu për këtë lloj trendi nuk nënkupton persona të veçantë)