Kalova mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh. Ndalova në gjimnazin “Shote Galica” Fushë-Krujë, shkollë e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të protokollove të sigurisë së ruajtjes së shëndetit.
Gjimnazi është shkollë pritëse edhe për nxënësit e 3 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, “Sherif Dervishi”, “Bilaj” dhe “Mazhë e Vogël”, deri në rindërtimin e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, më erdhi shumë mirë ndërsa dëgjova prej tyre se janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave anti-COVID, fakt i cili më ngroh që do ta përballojmë me sukses normalitetin e ri.
I porosita nxënësit të mësojnë fort sivjet, të dalin me rezultate të mira, si dhe të dëshmojnë se përkundër sfidave, ne jemi të qëndrueshëm dhe do t’ja dalim më së miri.