U prehsh në paqe vogëlush! Engjëll 🙏💔
Ti je qënia më e pafat në këtë botë dhe i vetmi i pafaj në këtë tragjedi!
Nuk do ndreqte shumëçka dënimi me vdekje, do siguronte vetëm që KY kriminel të mos mund të dilte më. Kaq.
Por dënimi me vdekje, as do ndërtonte spitale psikiatrike, as do ndershmëronte gjyqtarë e prokurorë, as do ç’korruptonte e aftësonte stafet e vlerësimit të profilit mendor, as do forconte policinë, as do e bënte shoqërinë më të ndërgjegjshme e më pak indiferente, përkundrazi, do u jepte levën këtyre që kanë lejuar lirimin e tij që të dënonin me vdekje në mënyrë arbitrare e korruptive ata që s’do paguanin dot apo që kishin kundërshtarë politikë lobet e tyre.
Pra nuk do kish efekt në parandalimin e të ardhmes. Një i çmendur nuk ka frikë e logjikë!
Ky është realiteti.
Varfëria, mungesa e ndihmës sociale, psikologjike, psikiatrike, mungesa e spitaleve, mungesa e ndershmërisë profesionale, pandëshkueshmëria, etj.
Vargu i sopatës së një monstre.
Të ndërtosh institucione, shtet e shoqëri do punë të madhe & afatgjatë, nuk zgjidhet me një litar!
Ta nisim nga e para,
CILËT JANË PËRGJEGJËSIT QË KANË VLERËSUAR KËTË KRIMINEL SI TË AFTË E TË PËRGJEGJSHËM, KUSH E KA LIRUAR DHE PSE?!
Pa u proceduar këta, pa u thelluar analiza e ndryshuar realiteti, nuk ndryshon asgjë, edhe të varësh 100 veta!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka