Berat
Qarkullonin pa leje drejtimi, arrestohen në flagrancë 2 drejtues motomjetesh.
Specialistët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. G., 19 vjeç dhe R. S., 34 vjeç të dy banues në fshatin Goraj, Kuçovë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Policisë Rrugore janë konstatuar duke drejtuar mjetet tip motor dhe çiklomotor, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. DD
….