14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Berat: Masë arresti “detyrim paraqitje”për dy drejtues bashkie

by News Albania
May 31, 2020
in Kronikë
0
32
VIEWS
Share on Facebook

Masa e arrestit “detyrim paraqitje” për dy drejtuesit e bashkisë Berat që u akuzuan për “shpërdorim detyre” përplas institucionalisht Prokurorinë me Gjykatën e Beratit. Masa e arrestit “detyrim paraqitje” e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Beratit për dy drejtuesit e bashkisë Berat, Poli Ikonomi dhe Llazar Hoxholli, të cilët u arrestuan për vdekjen e 5-vjeçarit në zbukurimet e parkut të qytetit, ka irrituar mjaft prokurorin e çështjes.
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat në lidhje me masën e sigurisë, ka qenë i fuqishëm reagimi i Institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Prokurori i çështjes Olgert Rumniçi, ka apeluar një ditë më pas “masën e sigurisë”, të dhënë nga gjyqtari Durim Hasa, njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Beratit. Sipas Prokurorit Rumniçi, gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë provë hetimore të siguruar nga prokuroria në lidhje me këtë ngjarje tragjike. Në rekursin e prokurorit Olgert Rumniçi, thuhet se provat e siguruara nga Prokuroria ishin të mjaftueshme për të vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e dy drejtuesve të bashkisë së Beratit dhe për t’i lënë ata në burg, nën masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.
Por, me gjithë provat e siguruara nga organi i akuzës për Ikonomin dhe Hoxhollin, gjyqtari Durim Hasa jo vetëm që nuk i mori parasysh por i la ata të lirë duke u dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Poli Ikonomi dhe Llazar Hoxholli u akuzuan për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që edhe 4 elektricistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 22 maj në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar nga komuniteti rom gjeti vdekjen duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.( V.M)

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: Beautylajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In