Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Vau Dejës, Benard Ndreca, me anë të një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndreca shpreson për ditë më të bukura për popullin shqiptar. “Uroj që ditë më të bukura ardhshin për Shqiptarët”, shprehet ai.
Postimi i Ndrecës:
“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë.! Uroj që ditë më të bukura ardhshin për Shqiptarët, ashtu si të parët tanë luftuan duke derdhë gjakun për një Shqipëri të lirë dhe një shtet të pavarur. Gëzuar Shqipëri!”, shkruan ai.