Bashkitë Himarë e Skrapar, marrin 660 mijë Euro nga emergjencat; për të riparuar rrugët e shkatërruara të Salillarit
Shefat e SPAK po qendrojnë “pulë”, para ish-fatorinos përdhunues Pëllumb Salillari/ Për “Urën e Zogut-Monument Kulture” mbi lumin Mat në Milot, të shkatërruar nga zhavorri e rëra që merr prej 7-vitesh firma “Salillari”; kryeministri ka urdhëruar ministren Elva Margariti, të akordojë 1 milionë Euro fond rikonstruksioni, ndërsa për 32 ha tokë të 70 fermerëve, që ua ka rrëmbyer lumi për shkak të biznesit të këtij oligarku, nuk do të jepet asnjë qindarkë
Katër fakte, që janë subjekt i drejtësisë, lidhur me mashtrimin dhe krimin infrastrukturor e ekonomik-financiar, të bërë nga FSHZH-ARRSH, e AKBN, në bashkëveprim me oligarkun Pëllumb Salillari:
- Ditën e premte, drejtorja e Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, deklaroi se për shkatërrimin e Urës së Zogut “Monument Kulture” nga firma “Salillari”, është bërë gati fondi qeveritar dhe do ndërhyhet për rikonstruksion.
- Firma “Salillari”, vazhdon të nxjerrë zhavorrë e rërë në shtratin e lumit Mat, në zonën “Ura e Zogut”, edhe pasi kjo urë është këputur në mes e është bllokuar qarkullimi.
- Më 8 janar 2021, u shemb rruga Borsh-Sarandë, ndërtuar nga firma “Salillari” me garanci e mirëmbajtje për 10 vite, në vlerën 14.6 milionë Euro.
- Më 15 janar 2021, u shemb rruga Skrapar-Përmet, në pjesën 5 kilometrat e parë deri në Çepan, me vlerë 12 milionë Euro e me garanci 10 vite, inaguruar më 5 qershor 2019 nga ministrja Belinda Balluku.
KLSH-ja, me një program të veçantë, brenda 24 orësh nisi auditimin e shkaqeve teknike që shembën rrugën e Borshit; dhe zbuloi si shkak, mos zbatimin e projektit nga firma “Salillari”, ndërsa babloku tha, se fajin e kishin reshjet.
Prokuroria e Vlorës, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, nuk kanë nisur akoma, asnjë hetim për mashtrimet e krimet financiare të firmës “Salillari”, paçka se shëmbja e rrugës Borsh-Sarandë i pengon makinat luksoze të shefave të drejtësisë, për të shkuar rehat në vilat e tyre bregdetare.
Skandal nuk është vetëm heshtja e kupolës së drejtësisë, që po qendron “pulë” para ish-fatorinos përdhunues, Pëllumb Salillari; por fakti se rikonstruksioni i rrugëve të shembura në Borsh e Skrapar, do paguhet 100% nga buxheti i shtetit.
Sipas informacionit konfidencial që “Pamfleti” ka marrë nga ministria e Financave, rezulton se kryeministri Rama, ka urdhëruar akordimin e 660 mijë Euro nga fondi i emergjencave, për llogari të fimës “Salillari”, e cila do bëjë rikontruksionin e dy rrugëve Borsh e Skrapar, që u shkatërruan nga vjedhjet e firmës “Salillari”.
Skandali thellohet më tej, kur mëson se po me urdhër të kryeminstrit, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka vendosur të akordojë 1 milionë Euro nga fondi buxhet i Monumenteve të Kulturës, për rikonstruksionin e Urës së Zogut.
Kjo urë, është thyer në mes nga zhavorri e rëra, që firma “Salillari” gërryen pranë këmbëve të saj; por dhe ky fond 1 milionë Euro i kulturës, do t’i jepet firmës “Salillari” për ta ripraruar urën që shkatërroi.
PYETJE/ – A do hetohen këto krime qeveritare me rrugët dhe monumentet e kulturës; të cilat po mbulohen me vjedhje të tjera nga taksat publike, dhënë në favor të oligarkut Pëllumb Salillari, apo shefat e drejtësisë, kanë “ngjyer gishtin te “qypi” i kësaj firme mafioze?/Pamfleti