Është e papranueshme që mbetjet të hidhen vend e pavend në Gjirokastër, aq më tepër në zonën më të frekuentuar në Pazar dhe aq më tepër kur kjo vjen nga bizneset, të cilat janë të parat që duhet të jenë maksimalisht të interesuara për pasterti në këtë zonë. Shkelja flagrante e konstatuar nga Policia Bashkiake është gjobitur sipas parashikimit ligjor. Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj kujtdo që i shkon ndërmend të veprojë me logjikën e mbrapshtë të subjektit që i ra shkurt fare; me paturpësi i lëshoi thasët me mbetje në mes të kalldrëmit.
