Bashkëpunimi për here të tretë me Bashkinë Fier për nismën “Punë për Komunitetin”
Ne perfundim te fazes se trete te nismes “Punë për Komunitetin”, një projekt i financuar nga Qeveria Federale Gjermane, zbatuar nga GIZ, organizohet dita promovuese e ketij projekti.
Nisma “Pune per Komunitetin” synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Shqipëri.
Në Bashkinë e Fierit, projekti “Punë për Komunitetin” mundësoi punësimin e rreth 100 personave për pastrimin e 42.9 km kanale kulluese dhe ujitëse në njësitë administrative të Dërmënas, Qendër dhe Levan. Krahas impaktit social, nisma synoi të japë kontribut edhe sa i përket aspektit mjedisor, pasi mundësoi përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit e për rrjedhojë minimizoi efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, si dhe parandalon erozionin e tokës duke shtuar sipërfaqet e pyllëzuara.