🏷️ NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e Hënë, në datën 12. 06. 2023, ora 10.30, në ambientet e sallës së mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Fier, do të zhvillohet Mbledhja e Parë e Konstituimit të Këshillit të Bashkisë Fier me këtë rend dite:
- Hapja e mbledhjes nga Sekretari i Këshillit të Bashkisë Fier
- Zgjedhja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
- Miratimi i Raportit të Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
- Kryerja e betimit dhe nënshkrimi i Aktit të Betimit nga Këshilltarët e pranishëm.
- Zgjedhja e Komisionit të Votimit.
- Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier.
- Zgjedhja e Zëvendeskryetarëve të Këshillit të Bashkisë Fier
- Shpallja e Vlefshmërisë së Mandatit të Kryetarit të Bashkisë Fier
- Kryerja e Betimit dhe nënshkrimi i Aktit të Betimit nga Kryetari i Bashkisë Fier.
- Zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin e Bashkisë Fier në Këshillin e Qarkut Fier dhe pajisja me mandatin e përfaqësimit.
SEKRETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË FIER

