BASHKIA FIER
Kërkesë për Shprehje Interesi
(Krijimi i atmosferës festive – Vendosja e lojërave argëtuese në qytet)
Kjo thirrje është hapur në kuadër të planifikimit të organizimit të aktiviteteve dhe menaxhimit të atmosferës festive në prag të festave të fundvitit.
Fokusi i thirrjes
Bashkia Fier hap këtë thirrje për të ofruar për qytetarët një atmosferë festive sa më të bukur dhe argëtuese në qytet në prag të festive të fundvitit. Thirrja i drejtohet të gjithë subjekteve të shërbimit në fushën e lojërave për fëmijë, të cilët janë të interesuar për ta kryer këtë shërbim në hapësirat publike të qytetit Fier, që bashkia do të vërë në dispozicion:
➢ Sheshi pranë shëtitores së re “Muharrem Agolli”;
➢ Sheshi qendror i qytetit Fier në një sipërfaqe deri 500m2.
Kriteret e aplikimit
Thirrja është e hapur për të gjithë subjektet e shërbimit në fushën e lojërave për fëmijë që pozicionohen/vendosen në ambiente të hapura publike.
Mënyra e aplikimit
Të gjithë subjektet e interesuara janë të lutur të paraqesin brenda datës 20 nëntor:
➢ Projekt – idenë, ku të specifikohen qartë: menaxhimi i shërbimit në cilësi, sasi, hapësirë, kohështrirje, si dhe garantimi teknik i të gjitha lojërave nëpërmjet të cilave do të ofrohet shërbimi për fëmijët/qytetarët 50 (pesëdhjetë) pikë .
➢ Ofertën ekonomike të mbyllur në një zarf në të cilën duhet të specifikojë nivelin e pagesës për m2/muaj (metër katrorë në muaj) që subjekti i shërbimit mendon të ofrojë për periudhën e zbatimit të projekt – idesë së vet në qytetin e Fierit 50 (pesëdhjetë) pikë .
Të dy këto dokumenta duhet të dorëzohen në zyrën e protokollit pranë Bashkisë Fier, brenda datës 20.11.2021 ora 16:00.
Sqarim: Subjektet e interesuara mund të paraqesin një ose dy projekt – ide, respektivisht për secilën hapësirë të ofruar.
E RËNDËSISHME!
Të gjithë të interesuarit që do të bëhen pjesë e kësaj thirrje duhet të garantojnë me përgjegjësi të plotë sigurinë e lodrave/lojërave që mendojnë të vendosin. Ato duhet të plotësojnë të gjithë elementët teknikë, të garantojnë sigurinë e jetës dhe shëndetin e përfituesve të shërbimit (qytetarëve), gjithashtu ato duhet të jetë të harmonizuara me atmosferën e festive.