Zyrat e Hipotekës së Pogradecit sot kanë ndërprerë punën e tyre pasi bashkëshorti i një punonjëse pranë ASHK-së ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ky i fundit ndodhet në një nga spitalet Covid në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Sot është bërë dhe dezinfektimi i zyrave të Hipotekës, ndërsa mësohet se puna do të vijojë nën masa të rrepta anti-covid për punonjësit dhe qytetarët.
Gjithashtu po bëhet dhe gjurmimi epidemiologjik për të parë nëse dhe me sa kolegë ka pasur kontakte punonjësja.