Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili e akuzon si përgjegjës për djegien e mandateve në 2019. Basha tha se Meta ka qenë nxitësi kryesor i djegieve të mandateve.
Basha e akuzoi si pazarxhi që ka mbajtur Ramën në pushtet, ndërsa tha se s’ka më asnjë bashkëpunim me Metën. Këtë të fundit e ‘këshilloi’ që të zgjidhë problemet me drejtësinë.
“Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, disa si Meta hedhin gurin fshehin dorën, këtë bëri pas 12 janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër. Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës. Është faktori kryesor për ardhjen e tij në pushtet dhe mbajtjen në pushtet. Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Me metën dhe LSI s’ka për të patur më asnjë marrëdhënie politike, është një pazarxhi kronik, që problemet si ka më me PD dhe shqiptarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me problemet që ka”, tha Basha.