Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa studentë të mjekësisë, ku ndau dhe problemet që ka sot sistemi i shëndetësisë.
Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria nuk duhet të lejojë që mjekët të largohen nga vendi, por që kjo mos të ndodh tha ai, duhet që ata të trajtohen si kolegët e tyre në Europë.
Kreu i opozitës, iu tha studentëve se qeveria e PD do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë në vendin e tyre.