Basha premton heqjen e taksë së karburantit në ‘100 ditët e para të qeverisjes’:”Do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve”
Kreu i PD Lulzim Basha ka premtuar heqjen e taksës së karburantit të vendosur më herët nga qeveria aktuale.
Në një prononcim për mediat pas takimeve me bizneset në qytetin e Lushnjes, Basha ka theksuar se “heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme.
“Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrenjtë dhe jo konkurues”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së premtoi nga Lushnja se kjo lëvizje do të bëhet brenda 100 ditëve të para të qeverisë, duke shtuar se “nuk do të ulë të ardhurat, përkundrazi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve.”