• Mesazhi i Bashës:Mos u bëni vegël e një pushteti në ikje kundër qytetarëve.
Po mbahen shënim emrat e atyre që abuzojnë, të gjithë do të ballafaqohen me ligjin.
•Lajmi i mirë është se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Me një qeveri të dalë nga vota, paratë do të shkojnë ku kanë nevojë shqiptarët, jo oligarkët.
KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NGA FARKA.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veccanërisht pas pandemisë. Në Farkë, zoti Basha bisedoi me pronarin e një oficcine makinash. “Mbështetja është e ulët. Dhe mbështetje e ulët krijon një xhiro të ulët mujore, pamundësi për të punësuar sa më të rinj si puna ime që ka mbaruar një arsim profesional si mekanik. Xhiroja është si nata me ditën. Qeranë e paguaj 600 mijë lekë, detryimet e bashkisë dhe të tjerat, por nuk kam marrë asnjë mbështetje.”- i tha pronari i oficcinës kreut të opozitës, duke theksuar se ajo që duhet tani më shumë se asnjëherë është ndihmë nga qeveria për të krijuar vende pune.
“Hapja e vendeve të punës për njerëzit profesionistë, që çunat e rinj të punojnë domethënë që të ketë mundësi që unë të punoj dhe të punësoj edhe 2 persona të tjerë si unë, që kanë mbaruar të njëjtën shkollë me mua. Të punësohen 5,10 që të mos kenë mundësinë të punojnë mekanik jashtë, por të vijnë të punojnë këtu në Shqipëri dhe kjo do të ishte perfekte.” – u shpreh ai.
Si profesionist i ri, ai ndau të njëjtin shqetësim me kryetarin Basha se inspektorët tatimorë janë një makth për biznesin. “Kjo është pjesë e bezdisshme është bërë e përditshme. Na konsumon nerva, energji. Është pjesa më acaruese e biznesit.”- u shpreh ai.
Në lidhje me sjelljen harbute ndaj biznesit, zoti Basha kishte një mesazh të qartë.
“Duhet të përsëris edhe një herë thirrjen ndaj çdo punonjësi të administratës, të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Kam porositur të gjithë sipërmarrësit që kam takuar në Shqipëri të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin, sepse në nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë nesër në qeverisje do të jetë ballafaqimi një për një me abuzimet dhe me ligjin. Nuk kam për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë, ata që abuzojnë me ligjin, ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti abuzi, i cili, në vend që të mendojë për shqiptarët, vazhdon edhe këto ditë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit.” – tha zoti Basha.
Kreu i opozitës u fokusua edhe tek mungesa e mbështetjes nga qeveria për bizneset. “Ka mbushur xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që nuk jep asnjë lloj mbështetje apo një mbështetje tërësisht të papërfillshme, e cila shuhet nga shpenzimet, si qiraja apo faturat e dritës, të cilat kanë ardhur afrofe, faturat e ujit e kështu me rradhë”- u shpreh zoti Bash. Ai po e shfrytëzon mundësinë e takimit direkt me qytetarët në qytet dhe në fshat t’i njohë ata me programin e PD-së për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë që ka në themel keqqeverisjen, zhvatjen, abuzimin dhe arrogancën e këtij pushteti.
“Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush, është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri.”- theksoi zoti Basha- në mesazhin e sotëm. Perg.DdVm