Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike asfalti (bitumi), që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh. Mesohet se banorët janë përplasur me punonjësit e firmës, që po kryen ndërtime. Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, banorët e kësaj zone kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cënuar ndjeshëm, sipas tyre, cilësinë e jetës së këtyre banorëve. I pranishëm sot në protestë ka qenë edhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjes, është dhunuar nga punonjësit e firmës, por që fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda. Më pas i është drejtuar komisariatit për të bërë denoncim.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)