Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanajt të shpallur në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj, ka folur për mediat duke i bërë thirrje të birit të dorëzohet.
Ai tha se djali i tij nuk ka pasur konflikte me asnjë person, ndërsa për familjen e dëmtuar theksoi se nuk kanë lidhje farefisnore por i bashkon vetëm i njëjti mbiemër. Arben Hasanaj tregoi se djali i tij po bënte testet për t’u futur në Akademinë e Rendit, ndërsa me zërin e dridhur e quajti “tradhëti” gjestin e të birit për të kryer një akt kriminal që tashmë i pret rrugën për t’u futur në radhët e policisë. Megjithatë ai u shpreh se do ta mbështesë të birin për të sqaruar këtë konflikt.