Idajet Beqiri: Ja sa para i kushton Berishës, hapja e gjyqit ndaj Blinken!
Avokat Idajet Beqiri i ftuar në Shqip në Dritare TV tha se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken kushton 1 milion euro. Kjo shumë tha Beqiri, është vetëm për të hapur gjyqin.
“Që të marrësh përsipër të hapësh gjyq kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, kushton 1 milion euro minimumi. Ku i gjen ai këto para? Po vilat që ka te Gjiri i Lalëzit, po Gërdecin kush e bëri? Pjesëtarët e familjes së tij ishin. Berisha i ka futur fëmijët në krim”, u shpreh Beqiri.
Sot në konferencën për shtyp pasi u shpall non grata nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha iu shmang gazetarëve të cilët e pyetën se sa kushton gjyqi ndaj Blinken.