Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës është përgjuar nga autoritetet në një bisedë telefonike. Ajo thotë se Rraja shkonte me një tjetër, e se ai ishte jashtë shtetit ndërkohë që në Shqipëri ndodhi atentati.
PERGJIMI I VJEHRRES SE RRAJES
Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohet mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), përdoruese e telefonit me numër 06938XXXXX (lejuar përgjimi me vendimin nr.952, datë 04.11.2019 të Gjykatës) dhe një shtetase të thirrur Vera. Në këtë komunikim paraqesin interes këto biseda:
Leonora: Jo me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…
Vera: Uh!
Leonora: Ne e dinim se ishte jashtë moj motër, se dinim fare se ishte këtu. Kishte thënë se do vejë jashtë, do bëjmë dokumentet, se do vemi të jetojmë në Belgjikë.
Vera: Dëgjo këtu, motër. Po është ashtu, më mirë një orë e më përpara, të rrijë rehat vajza…
Leonora: Dëgjo, atij ia kanë futur, se nuk është i tillë ai që të arrijë gjer atje. Ai… çfarë nuk bën vaki moj motër. Duhet t’ia ketë futur ndonjëri, po se duhet të ikte andej për jashtë shtetit. Ai donte të ikte pasi familja e dinte se ai nuk ishte fare këtu ai… Edhe gruaja dhe fëmijët e dinin që ishte jashtë shteti…
Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.