Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit. Mbledhja në fjalë do të nisë në orën 10:00.
Burime bëjnë me dije se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.
Kjo mbledhje duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.