“Sfida për gjykimin e stokut të dosjeve për shkak të vettingu dhe mungesës së magjistratëve, hetimi dhe mënyra e përfundimit të çështjeve penale brenda afateve, zbatimi i hartës së re gjyqësore, dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe përdorimi i AL, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, specializimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas sesioneve, ruajtja e integritetit, lufta kundër kriminalitetit në përgithësi dhe krimit të organizuar, që sistemi i drejtësisë të funksionojë si i tërë me të njëjtin hap dhe përkushtim.
Këto institucione të posaçme kanë prodhuar rezultate të prekshme. Vettingu në sistemin e drejtësisë nga magjistratë me probleme dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve apo puna e këtyre dy institucioneve ka marrë vëmendjen e shumë prej nesh dhe opinionit publik. Gjej rastin që në këto ditë të falenderoj organet e vettingut që po mbyllin me sukses punën për këtë proces më delikate të kësaj reforme. Kjo nuk mjafton të themi se reforma në drejtësi quhet punë e kryer. Duhet që cdo organ të ngrihet në lartësinë e detyrës vetëm me punën dhe rezultate konkrete. Reforma në drejtësi nuk është vettingu dhe spak por një asamble organesh që kanë dhënien e drejtësisë. Përgëzoj për punën e mirë që keni bërë në këto kushte specifike keni nevojë për besimin dhe përkrahjen e publikut dhe këtë duhet ta fitoni me punën dhe ndërshmërinë tuaj.”, tha mes të tjerash Manja.