12 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Asambleja/ Rama nuk ndryshon asgjë: Deputetët do vlerësohen në tri cikle, edhe unë! Me LSI-në na ndau reforma në drejtësi, është kancer që u rrit në kurriz të PD (SULMET)

by News Albania
09/10/2020
in Politikë
0
21
VIEWS
Share on Facebook

 Kryeministri Edi Rama ka mbajtur për më shumë se 2 orë një fjalim para socialistëve në Asamblenë e PS-së. Me batuta dhe me shifrat pas shpinë që ndërroheshin në një ekran të madh LED, Rama ka kërkuar një tjetër mandat qeverisës duke rreshtuar të gjithë objektivat e tij. Fjalën e tij, numri një i socialistëve e ka nisur me punë në dy mandatet e qeverisjes, duke mos harruar që të shtojë edhe vështirësinë që ka pasur nga qeveria Berisha. Edhe pse gjatë mandatit të dytë u shpreh se kishte arritur të rikthente rregullin në financat e vendit, rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve dhe investimeve, sërish kërkoi më shumë kohë për të bërë më shumë. Por Rama nuk kaloi pa pak “autokritikë”.

Ai pranoi se PS nuk është alternativa më e mirë që mund të kenë shqiptarët por tha se nuk kishte të krahasuar me kundërshtarët politikë. Më tej në fjalën e tij, Rama përmendi se nëse i besohet një mandat i tretë do të ndërtojë dy porte të reja në Vlorë dhe Durrës. Saranda dhe po ashtu Vlora do të kenë një aeroport, ndërsa tha me siguri se deri para 25 prillit do të përfundojë puna për atë të Kukësit. Kreu i qeverisë nuk mund të linte pa sulmuar edhe planit e kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, i cili ka premtuar rikthimin e taksës së sheshtë dhe taksimin 0.5% të xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Duke përdorur shifrat, kryesocialisti theksoi faktin që biznesi i madh paguan më shumë taska duke kundërshtuar akuzat e marrin më shumë tendera nga qeveria. Sa i përket ikjes së shqiptarëve, kreu i qeverisë e cilësoi si një trend të një vendi post-komunist, i cili nuk do të ndryshonte edhe për një dekadë. Nuk u lanë pa përmendur edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilat Rama tha se “bota” nuk kishte reaguar ashtu siç pretendonin kundërshatrët e tij politikë, duke i bërë të harruara deklaratat e Ambasadës Amerikane, e cila i konsideroi si “ndryshim të rregullave të lojës”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas gjithë pjesa tjetër e fjalimit iu dedikuar presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Fillimisht kryesocialistit shpjegoi arsyet se përse kishte kërkuar koalicion me LSI-në në 2013 dhe shkaqet që çuan në ndarjen e “të majtëve”.  Rama tha se LSI ishte krijuar nga degradimi i PS-së dhe po rritej në kurriz të dy partivë të mëdha. Gjithashtu nuk bëri hapa pas në akuzat ndaj kreut të shtetit Ilir Meta, për të cilin pretendon se ka zhvilluar takime me eksponentë të krimit në vend. Sfidës nga Meta për të publikuar pamje nga takimet e supozuara, Rama iu përgjigj se nuk ishte detyra e tij duke vijuar me batutat për të tjerët. Edhe pse përballë në zgjedhje do të ketë kryedemokratin Lulzim Basha, Rama qëndroi gjatë tek Meta duke ironizuar shpërndarjen e dekoratëve të tij, ndërsa shtoi se i vinte keq për demokratët pasi nëse do të votonin kreun e partisë së tyre, do të merrnin paketë “treshën Meta-Kryemadhi-Berisha”.

Pas fjalës së tij, kamerat u fikën dhe socialistët vijuan me mbledhjen e Asamblesë, ku edhe vendosën se nuk do të ketë ndryshime në kryesi. Burime nga brenda mbledhjes nga Dosja.al bëjnë me dije se ka qënë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka kërkuar zgjatjen e afatit për edhe një vit për shkak të situatës së pandemisë dhe zgjedhjet parlamentare, ndërsa sekretariati të ndryshohet në një moment të dytë.  Ndërsa sa i përket procesit të vlerësimit, ashtu siç e tha vetë Rama gjatë fjalës së tij, anëtarësia do vlerësojë kandidatët në tre cikle, përfshirë edhe vetë atë, duke shtuar se të gjithëve do u jepet mundësia që të jenë pjesë e PS-së.

  • Shkel statutin për të shmangur debatin brenda PS! Rama zgjat edhe një vit mandatin e KryesisëKryeministri Edi Rama ka shkelur statutin brenda Partisë Socialiste. Ai ka kërkuar zgjatjen për edhe një vit të mandatit të Kryesisë, ndërsa ka kërkuar që në një moment të dytë të votohet për Sekretariatin.Anëtarët e Kryesisë së PS-së që vijojnë edhe për një vit
    Edi Rama
    Taulant Balla
    Gramoz Ruçi
    Ditmir Bushati
    Mimi Kodheli
    Eglantina Gjermeni
    Vangjush Dako
    Fatmir Xhafaj
    Valentina Leskaj
    Niko Peleshi
    Lindita Nikolla
    Evis Kushi
    Erion Veliaj
    Damian Gjiknuri
    Blendi Klosi
    Erion Braçe
    Armando Subashi
    Arben Ahmetaj
    Olta Xhaçka
    Pandeli Majko
    Vasilika Hysi
    Ermonela Valikaj Felaj
    Ulsi ManjaSekretariati
    Taulant Balla Sekretar i Përgjithshëm
    Alfred Peza Sekretar për Median dhe Shoqërinë Civile
    Blerina Gjylameti Sekretare e Koordinimit Digjital
    Ilir Beqaj Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
    Laert Duraj Sekretar për Emigracionin
    Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
    Arben Pëllumbi Sekretar Organizativ
    Damian Gjiknuri  Sekretar për çështjet Zgjedhore
    Lindita Nikollaj Sekretare për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
    Gent Cakaj Sekretar për Rininë

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj kërkon heqjen e “arrestit me burg”, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Arben Llangozi: ‘Seks në zyrat e Ministrisë së Arsimit’

11/03/2026

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjesit

11/03/2026

Editorial nga Vladimir Muçaj: Asgjë e re nga imuniteti!

11/03/2026

Një thirrje publike për kolegët gazetarë!

11/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In