19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Arrest me burg ish-ushtarakut, i shkaktoi vdekjen fqinjit

by News Albania
01/09/2020
in Kronikë
0
23
VIEWS
Share on Facebook

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për ish-ushtarakun 37-vjeçar, i cili dyshohet se i shkaktoi vdekjen fqinjit të tij duke e rrahur ditën e mërkurë.demiri

Fatmir Demiri, në deklarimin e tij pas arrestimit, ka pranuar se e ka rrahur fqinjin e tij 61 vjeç, Dorian Latollari, por është shprehur se e ka lënë të gjakosur në tokë pa e ditur se mund të vdiste. Mbështetur në këtë dëshmi, edhe avokati i Demirit ka kërkuar që të pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për të mësuar me saktësi shkakun e vdekjes së Latollarit, pasi vdekja mund t’i ketë ardhur edhe nga shkaqe natyrale dhe jo nga dhuna.

Megjithatë, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën “arrest në burg”. Dorian Latollari, që u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij ditën e mërkurë në Tiranë, rezultoi të ishte vrarë duke u rrahur nga fqinji i tij 37 vjeç.

Sipas Policisë, ngjarja fillimisht është menduar si vdekje natyrale nga familjarët e Latollarit, i cili u gjet përmbys dhe i gjakosur te hundët. Duke qenë se ai pinte alkool vazhdimisht, të afërmit kanë dyshuar për ndonjë hemorragji apo ishemi dhe kanë lajmëruar ambulancën. Por në fakt nuk ka rezultuar ashtu. Mjekët kanë konstatuar dëmtime trupore që ishin shkaktuar nga ndonjë objekt i fortë. Nisur nga këto rrethana, është lajmëruar Policia.

Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr. 3, që kanë nisur verifikimet e nevojshme, pyetjen e të afërmve. Hetimet kanë zbuluar se në fakt bëhej fjalë për një vrasje.

Janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe ish-ushtaraku Fatmir Demiri, fqinj i viktimës, që më pas rezultoi të ishte autor i ngjarjes.

Ai ka pranuar se e ka rrahur Latollarin, pasi i kishte sharë nipin, por, sipas tij, nuk ka pasur dijeni se ai ka humbur jetën. I dyshuari ka treguar se pasi 61-vjeçari është rrëzuar në tokë, e ka lënë aty dhe ka ikur.

Policia e Tiranës tha të premten se është ndaluar një 37-vjeçar për veprën penale të vrasjes, i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve intensive, bënë të mundur zbulimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania