Gusht, muaj i veçantë për peshëngritësin kampion, Ilir Kafarani, i cili e lartësoi sportin shqiptar në nivelet më të larta!
Ilir Kafarani, kampion i Shqipërisë dhe Ballkanit në sportin e peshëngritjes dhe pjesëmarrës në kampionate europiane, botërore dhe olimpiada, si një fierak i devotshëm e nisi karrierën në Klubin Sportiv Apolonia, për t’u bërë më pas një peshëngritës elitar, me një karrierë të gjatë, arritje të shumta sportive brenda dhe jashtë vendit. Ndër rezultatet e tij të shumta mund të rendisim fitoret në Kampionatin Ballkanik të vitit 1990 (medalje ari), Lojërat Mesdhetare Tunis 2001 (medalje argjendi) dhe Kampionatin Europian të zhvilluar në Athinë në vitin 2003 (medalje bronzi). Për përfaqësimet dinjitoze dhe arrtijet me ekipin kombëtar është vlerësuar në vitin 2002 nga institucioni i Presidentit të Republikës me titullin: ‘’Naim Frashëri’’-i Artë .
edhe pse vitet kalojnë, memorja historiko – sportive gdhend gjithçka!Festofsh dhe gëzofsh shumë vite të tjera Ilir!