“Ndryshe nga çdo përvjetor tjetër, sot e përkujtuam këtë ditë të shënuar për të gjithë fierakët, përpara memorialit më të ri të qytetit, simbolit të kësaj dite dhe periudhe të lavdishme që i solli Lirinë Fierit. Do të jetë memoria e qytetit tonë ndaj heroizmit dhe lavdisë së djemve e vajzave që dhuruan jetën për këtë ardhmëri.
Nuk është rastësi që Fieri ishte një nga zonat e para që u çlirua. Një nga arsyet ishte edhe harmonia krahinore, fetare e gjithë kësaj treve. Nuk ka mesazh më të forte sesa ai i 76 viteve më parë, kur Myzeqeja e Mallakastra, pa asnjë dallim u bënë njësh për çlirimin e tokave shqiptare.
Nder dhe Lavdi!
🇦🇱Gëzuar Festën Fieri Ynë!🇦🇱”- mbyll postimin e tij kryebashkiaku Subashi në faqen e tij zyrtare
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka