“Një tjetër qendër e re Shëndetësore në Fier dhe kjo falë mbështetjes financiare të popullit të Kuvajtit nëpërmjet Fondacionit Mirësia.
Bashkë me përfaqësuesit e Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri Z. Khaled Alshami – Ministër Fuqiplotë dhe Z. Humoud Alhussaini – Atashe Diplomatik, inaguruam sot këtë Qendër Shëndetësore, ndërtuar nga e para me standard bashkëkohor dhe kushte optimale. Kjo qendër nuk do t’u vijë në ndihmë vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve të huaj dhe vendas që do të vizitojnë Parkun Arkeologjik Kombëtar Apolonia.
Faleminderit Fondacioni Mirësia për ndihmën e madhe që na keni dhënë vazhdimisht, falë së cilës brenda 2 viteve banorët e Fierit kanë përfituar 5 Qendra të reja Shëndetësore me kushte bashkëkohore.
Faleminderit Popullit të Kuvajtit!
Sfidat tona janë të shumta dhe ndihma që kemi gjetur tek ju ka qenë e paçmuar për ne. Ju jemi shumë mirënjohës!”- përfundon prononcimin publik kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi në faqen zyrtare
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka