Panairi i Librit në Tiranë është anulluar pasi është konsideruar nga Ministria e Shëndetësisë si një event me rrezkshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë në një njoftim zyrtarë. Panairi i Librit këtë vit do të mbahej në datat 12-15 nëntor
Njoftimi i plotë:
“Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Grupi organizator”