Kryeministri Edi Rama, e ka nisur sot ditën e tij me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku ka ri-postuar një foto të publikuar nga klubi italian, Roma.
Verdhekuqtë u kualifikuan në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në Tiranë dhe sapo fituan gjysmëfinalet, postuan në faqen zyrtare: “Andiamo a Tiranaaaaaa”, ku bashkëngjitën dhe një foto të eksodit të shqiptarëve.
Edi Rama nuk ka ngurruar të ri-publikojë këtë postim të klubit romak, edhe pse në foto, është kapur një nga momentet më të trishta të realitetit shqiptar.
“Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, u përgjgijet Rama tifozëve romakë, që pritet të jenë mbi 30 mijë të pranishëm në Tiranë për finalen e nesërme.
Roma-Feyenoord luhet më datë 25 Maj ora 21:00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Ky është sezoni i parë i kompeticionit të ri UEFA Conference League dhe finalja do të zhvilohet pikërisht në Shqipëri.