Deklaratat e analistit Ilir Demalia, gjatë intervistës në Rtv Ora:
“Reforma në drejtësi është e dështuar, e di edhe ambasadorja Kim, e dinë dhe amerikanët, por mundohen që të bëhet çfarë të bëhet. Nuk ka as peshq të mëdhenj, asgjë. Ashtu do të shkojë. Reformën në drejtësi duhet ta bëjnë shqiptarët vetë, me kë do ta bëjnë?
Ose e kam thënë dhe përpara dhe e përsëris seriozisht, Amerika të sjellë një administratë, të vendosë Guvernatore Ambasadoren dhe ndoshta mund të krijohet një kulturë sa të krijohet kultura e shtetit dhe funksionimit të institucioneve.
Shqiptarët nuk janë në gjendje ta bëjnë, ka mbaruar kjo punë. Kush do ta bëjë drejtësinë, Arben Kraja? Njeriu i korruptuar me pasuri nga Shkodra deri në Tiranë dhe Gjirin e Lalëzit. Arben Kraja duhet hetuar vetë nga SPAK-u, do të bëjë drejtësinë ai”!