Ky është varri i Maks Velos. ‘Kam gisht’ në bërjen e tij, pasi e shihja me trishtim sa herë vizitoja varrin e mamës ngjitur me të. Dua të falenderoj ata që ‘kanë dorë’ në përfundimin e tij: mikun dhe arkitektin Marin Bicoku që e ideoi dhe skicoi kaq me hijeshi dhe, sigurisht, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj që tregoi gatishmëri absolute kur i shkrova se, dikush duhet të kujdesej për varrin e Maksit, dhe duke e ditur se i ndjeri nuk ka tjetër veç një motre në moshë të shtyrë, i mbetej atij si kryebashkiak ose mua si ‘fqinj’ me të në lagjen e të shumëve.
Një falenderim edhe për @Arian Manahasa, shefin e varrezave të Tufinës për të gjithë ndihmën.
E shkruaj këtë me drojë në fakt, sepse ‘veprat e mira’ nuk përmenden, por në të njëjtën kohë ato duhet të shërbejnë edhe si shembuj të të jetuarit në komunitet dhe të përkujdesurit për atë që ne konsiderojmë traditë të përbashkët.
Maks Velo është një rast i tillë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka