Mjekë, inxhinerë, mësimdhënës dhe studentë iu bashkuan sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. Ardhja e tyre do jetë vlerë e shtuar për Lëvizjen, e cila po zgjerohet dhe fuqizohet si asnjëherë më parë. Fillimisht mirëseardhje iu uroi kryesuesi i asamblistëve Alban Krasniqi i cili prezantoi shkurtimisht biografinë dhe përvojën e secilit prej të sapo anëtarësuarve.
Bashkangjitja e profesionistëve të fushave të ndryshme, sidomos në këtë fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe në prag të zgjedhjeve përgjithshme e pastaj edhe atyre lokale në vitin e ardhshëm, ka peshë të posaçme.
Anëtarët e rinj që u anëtarësuan janë:
- Dr. Abaz Morina – Specialist i Gjinekologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë
- Dr. Fejzë Hoti – Specialist i Gastrologjisë në QKUK
- Dr. Denis Bibaj – Stomatolog
- Zade Zogaj – Master e Biologjisë, mësimdhënëse dhe aktiviste e shoqërisë civile
- Gazmend Hoti – Mësimdhënës i Kimisë dhe Biologjisë
- Drilon Januzaj – Inxhinier i Shkencave Kompjuterike, Master i Inxhinierisë në Universitetin Kaiserslautern, Inxhinier i zhvillimit softuerik në kompaninë e njohur gjermane Robert Bosch.
- Qëndresa Zogaj – Absolvente në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
- Flamur Krasniqi – Absolvent i Shkencave Kompjuterike
- Hamëz Shala – Absolvent në Fakultetin Juridik